Liverpooli fiton me poker ndaj Bournemouth, ruan kreun e renditjes

Liverpool vijon formën fantastike në Premier League, teksa sot triumfoi 0-4 ndaj Bournemouth, duke marrë pikët e radhës. “The Reds” nuk arritën që të zhbllokonin ndeshjen në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë perfekte për të besuarit e Klopp, që prishën ekuilibrat e takimit me Nunez. Në vijim, ishte pikërisht Jota që do të bëhej protagonist duke shënuan edhe dy herë të tjera.

Fillimisht në të 71-tën pas një goditje të fortë brenda zonës dhe më pas në minutën e 80, sërish me një goditje të saktë nga brenda zonës së kundërshtarëve.

Në fund, shënoi edhe një tjetër gol Nunez për të vulosur suksesin e Liverpoolit. “The Reds” ngjitet në kuotën e 48 pikëve, në vend të parë.