"Kush ka fyer Mike Maignan, do të përjashtohet përgjithmonë"

“Rregullorja parashikon pezullim për një kohëzgjatje të kufizuar, por klubi mund të vendosë t’i përjashtojë ato tifozë nga stadiumi për një periudhë më të gjatë kohore. Do të punojmë që t’i përjashtojmë nga stadiumi përgjithmonë, përgjithmonë”.

Përmes fjalëve të Franco Collavino, menaxher i përgjithshëm i Udineses, klubi në fjalë bën të ditur se personat që kanë fyer Mike Maignan, portierin e Milanit, në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje, do ta pësojnë keq.

Menaxheri i Udineses më pas shpjegoi se çfarë ndodhi në 24 orët e fundit dhe çfarë do të ndodhë tani:

Jemi të bindur që t’i kërkojmë përgjegjësit, mund të jenë vetëm dy ose tre persona. Janë një, dy, tre të mjerë dhe kjo mjafton që të jetë një gjë shumë e rëndë. Tashmë kemi filluar të shikojmë pamjet nga kamerat e stadiumit, duhet të dëgjojmë edhe audion. Në stadiumin tonë, brenda dhe jashtë, ka mbi 300 kamera. Kemi shumë punë për të bërë në një kohë shumë të shkurtër për t’i parë të gjitha filmimet e rastit”.