VIDEO/ Werder Bremen i shkakton humbjen e dytë sezonale Bayernit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 18:29
Bayern Munich pëson një humbje befasuese në shtëpi 0-1 përballë Werder Bremen. Golin vendimtar për miqtë e realizoi Weiser në minutën e 59-të, teksa anësori realizoi një gol mjaft të bukur nga e djathta duke shtangur edhe portierin Neuer.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel provoi deri në fund të vendoste baraspeshën, por nuk ia doli me sukses. Kjo disfatë e largon Bayernin nga kreu me Leverkusen që shkëputet me shtatë pikë në krye, edhe pse ka një ndeshje më shumë se bavarezët.
????️ "What a finish and what a story!"
Mitchell Weiser scores a wonderful solo goal! ???? pic.twitter.com/iiDIr8I5cK
— Sky Sports Football (@SkyFootball) January 21, 2024
