Blerja e re e Juventusit mbërrin në Torino për vizitat mjekësore
Sot është dita e mbrojtësit portugez Tiago Djalo. 23-vjeçari ka mbërritur mbrëmë në Torino, ku dhe është akomoduar në mjediset e klubit bardhezi, në pritje të transferimit zyrtar te Juventusi.
Djalo do të kryejë sot vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratën e re.
Një kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë, që forcojnë edhe më shumë repartin e mbrojtjes.
Portugezi e kaloi natën në mjediset e J-Hotel, ku dhe ka takuar tifozët e parë të Juventusit. Ish-lojtari i Lillë në kampionatin francez (3 gola në 78 ndeshje), pritet të mbajë fanellën me nr.13.
Madje pritet që Djalo të zbarkojë që sot pasdite në Continassa, qendrën stërvitore të Juventusit, për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e re.
Një përforcim me vlera për bardhezinjtë, që janë sërish në garë për titullin këtë sezon.

