VIDEO/ Rey Manaj nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola për 15 minuta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 13:09
Rei Manaj i ka dërguar një tjetër “SMS” të zhurmshme trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, për ta pasur në konsideratë sulmuesin për rikthimin te kuqezinjtë.
Është thënë prej javësh se sulmuesi lushnjar mbetet futbollisti shqiptar i momentit në arenën ndërkombëtare.
Manaj e ka treguar veten edhe sot në Superligën turke, ku brenda shtatë minutash në fillim të pjesës së parë ka shënuar dy gola për Sivasporin.
Të dy golat Manaj i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, pikërisht në minutat 8 dhe 15.
Golat:
https://streamin.one/v/4018ec55
https://streamin.one/v/e14bd389
