Superkupa e Italisë/ Interi dhe Inzaghi në kërkim të rekordeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 11:22
Interi sfidon Napolin në finalen e parë të Superkupës së Italisë në formatin “Final Four”.
Të dyja skuadrat siguruan kalimin në finale pas fitoreve identike nga 3-0 ndaj Lazios dhe Fiorentinës.
Kjo do të jetë finalja e 12-të për Interin, që ka fituar 7 herë këtë kompeticion.
Zikaltrit kanë fituar dy edicionet e fundit.
Nëse triumfojnë edhe të hënën, atëherë do të barazonin Milanin me tri suksese radhazi (92-94).
Simone Inzaghi kërkon të shkruajë historinë.
Deri tani numëron 4 Superkupa, po aq sa Capello dhe Lippi.
Fitorja kundër Napolit do ishte triumfi i pestë për të: një rekord!