Pasi foli për drejtësinë shqiptare, Nuredin Dumani merret në pyetje edhe për ngjarje në Itali
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 19 Janar 2024, 12:15
Dëshmitari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer disa ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë, një ditë më parë është marrë në pyetje nga ana e autoriteteve Italiane.
Sipas burimeve të gazetarit Edison Vatnikaj në Prokurorinë e Posaçme një ditë më parë ka zbarkuar Antimafia Italiane, e cila e ka marr në pyejte Nuredin Dumanin.
Një burim jozyrtar i tha “Ora News”, se italianët ishin të interesuar për të dëgjuar bashkëpunëtorin e drejtësisë në lidhje me disa indicie që ata kishin sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe për disa vepra të tjera.

