Rektori i “Mjekësisë” nën hetim në Itali/ Flet Arben Gjata: Nuk jam në dijeni, nuk e njoh personin në fjalë
Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Gjata ka mohuar të këtë dhënë titull për guvernatorin e Sardenjës nga universiteti që ai drejton. Për mediat ai është shprehur se deri më tani nuk është pyetur apo të ketë marrë dijeni për fillimin e një hetimi nga autoritetet italiane
Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, sipas mediave italiane po hetohet në shtetin fqinj, për një diplomë nderi që i është akorduar Guvernatorit të Sardenjës Christian Solinas.
Në lidhje më këtë lajm “Ora News” pyeti Rektorin e Universitetit Arbën Gjatën i cili u paraqit pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në zbatim të vendimit të gjykatës.
Mjeku Gjata u shpreh se nuk është në dijeni se ndaj tij po zhvillohet një hetim nga ana e prokurorisë dhe se nuk e njeh personin për të cilën është akorduar medalja e nderit.
"Nuk kam lexuar gjë, por nuk kemi dhënë titull sepse nuk jepen fshehurazi."
Sipas Gjatës, Universiteti nuk ka dhënë asnjë diplomë nderi pasi këtë e bën Ministria e Arsimit.
"I ka ministria e Arsimit."
Sipas hetimeve italiane, ky titull është dhënë në këmbim të ndërhyrjes që Solinas do të kishte te ministri i Jashtëm italian për dhënie fondesh komunitare e financime projektesh studimore për Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.
Mediat italiane raportojnë se Guvernatori i Sardenjës së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij është vënë nën hetim për disa prona e toka të dhëna në shkëmbim të favoreve me sipërmarrës e persona me funksione publike.

