MBYLLEN KUFIJTË PËR PULAT E DERRAT/ Shqipëria ende e paprekur, ndalohet importi nga mbi 30 shtete
Shqipëria ka mbyllur kufijtë për importin e derrave dhe pulave nga shtetet ku është përhapur virusi që po shkakton zhdukjen e kafshëve dhe shpendëve. Në deklaratën për mediet thuhet se deri më tani në vendin tonë nuk janë konstatuar raste
Shqipëria ka ndaluar importin e derrave dhe pulave nga disa vende që janë të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “gripi i shpendëve”.
Ministria e Bujqësisë deklaron se në vendin tonë deri më tani nuk janë evidentuar raste me këtë sëmundje. Po ashtu sqarohet se nuk ka ndikim në shëndetin e njerëzve, por përhapja e saj ka efekte shkatërruese për popullatën e kafshëve dhe shpendëve, e si rrjedhojë ndikim në ekonomi.
Urdhri është me efekt të përkohshëm dhe me marrjen e masave për parandalimin dhe mbylljen e vatrave të infekatuara.
Ndër vendet që ndalohet importi I derrave dhe nënprodukteve përfshihet Kosova, Italia, dhe 17 shtete të tjerë.
Edhe pulat me origjinë nga Danimarka, Franca, Gjermania dhe 13 shtete të tjerë ndalohen të futen në territorin shqiptar.
Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave është virus ngjitës që prek llojet e butë dhe të egër , ku shkalla e vdekshmërisë arrin 100%.
Virusi i kësaj sëmundje është shumë rezistent në mjedis duke sjellë edhe përhapje të shpejtë
Sa I përshket shpendëve, ekspertët Ifluencën aviare e ndajne në dy grupe H5N1 dhe LPAI
Obsh ka dhënë alarmin botëror pas Përhapjes së sëmundjeve në Azi, Evropë dhe Afrikë duke sjellë shkatërrimin më të madh të 20 viteve të fundit në popullatat shtëpiake dhe të egër 20 vitet e fundit.
DERRAT
Kosova
Italia
Letonia
Moldavia
Polonia
Suedia
Ukraina
Estonia
Bosnja
Serbia
Bullgaria
Rumania
Kroacia
Greqia
Gjermania
Hungaria
Sllovakia
Çekia
Maqedonia e Veriut.
PULAT
Danimarka
Franca
Gjermania
Hollanda
Hungaria
Italia
Polonia
Çekia
Belgjika
Bullgaria
Moldavia
Sllovakia
Rumania
Kroacia
Spanja
Portugalia



