Tropojë, përroi del nga shtrati në Luzhë duke bllokuar tërë fshatin

Si shkak i reshjeve të shiut me intensitet të lartë në territorin e bashkisë Tropojë sidomos në zonë e Nj.Ad Llugaj në fshatin Luzhë përroi Vitalinë, si rezultat i prurjeve të mëdha ka dalë nga shtrati i tij duke bërë të pakalueshme rrugën që lidh këtë fshat.

Po ashtu prurjet e mëdha të përrenjve, rezervuari i Zherkës Nj.Ad Bytyq është mbingarkuar. Mbrëmë disa familje janë evakuar nga zona e rrezikut.

Probleme me energjinë elektrike ka patur i gjithë qarku i Kukësit gjatë natës me ndërprerje të herë pas hershme për shkak të stuhisë së madhe shoqëruar me vetëtima, reshje të dendura, por edhe erëra të forta.