Shfryhet dosja ndaj Rrajave, lirohen 3 të arrestuarit për dhunën ndaj anëtarëve të fisit Maja

Janë liruar nga burgu 3 anëtarë të fisit Rraja, të cilët u arrestuan në korrik të vitit të kaluar për dhunën barbare ndaj 2 kushërinjve Bilbil e Jashar Maja. Këta të fundit u dhunuan barbarisht pasi kishin shpreh ankese për shpërthimet e gurores e cila ishte në pronësi të familjes Rraja. Konflikti ndodhi në ambientet e një lokali për të cilën u filmua nga vetë dhunuesit dhe me pas u shpërnda në rrjet

Tre anëtarë të fisit Rraja të arrestuar për dhunimin barbar ndaj dy kushërinjve Bilbil e Jashar Maja në Borizan të Fushë-Krujës kanë lënë qelitë e paraburgimit.

"Ora News" mëson së Andi Rraja, Ineidi Rraja dhe Eni Kullaj  u është ndryshuar masa e sigurisë duke i lënë në arrest shtëpie.

Vendimi i Gjykatës për zëvendësim mase ka ardhur pasi tre personave në fjalë u kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Për dhunën barbarë në kërkim vijon të jenë dy vëllezërit e ish-deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si edhe djali i tij Rexhep Rraja, po ashtu edhe Klajdi Rraja.

Ata shfaqen në videon ku dhunojnë fizikisht 2 kushërinjtë e fisit Maja, pasi këta dy të fundit ishin ankuar për guroren në pronësi të fisit Rraja

Në konflikt u përfshinë edhe 6 anëtarë të tjerë të fisit Rraja për të cilën filmuan sherrin dhe më pas e publikuan pamjet në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë solli edhe shkrirjen e të gjithë zinxhirit komandues të komisariatit të Fushë-Krujës.

NË KËRKIM PËR NGJARJEN JANË EDHE:

Xhelal Rraja,

Flamur Rraja,

Rexhep Rraja,

Klajdi Rraja