I biri e kërcënoi me sëpatë, u arrestua nga RENEA, flet babai: Shqetësimet nisën kur i vdiq nëna, u rëndua kur takoi hoxhën
Një 35 vjeçar ka kërcënuar me sëpatë e thikë në dorë për disa orë babanë e tij. ngjarja ka ndodhur në Maminas, ku për ta shpëtuar të moshuarin ka ndërhyrë reparti i RENEA-s. Pas ndalimit, babai shprehet se djali kishte shqetësime pasi i vdiq nëna, ndërsa u rëndua pas takimit me një hoxhë në Durrës
Telefonata e ardhur nga fshati Rubjekt të Maminasit ka vënë në alarm policinë dhe forcat RENEA.
Në deklaratën për mediet thuhet se 35 vjeçari E. Hoxha kishte kërcënuar babanë e tij me sëpatë dhe thikë.
Me mbërritjen e efektivëve të RENEA-s iu kërkua të lëshonte sëpatën për t’u dorëzuar.
Kundërshtimi i 35-vjeçarit u zhvendos brenda ambienteve të shtëpisë, ku blutë pas disa orësh thirrje për t’u dorëzuar u futën brenda ambienteve duke e vënë në pranga.
Në reagimin për mediet babai shprehet se djali jetonte në Itali, por kishte pasur shqetësime dhe më parë.
Por ai shton se 35-vjeçari u rëndua pasi u konsultua me një hoxhë.
Më tej ai kërkon kurimin dhe jo arrestimin e djalit të tij
Për rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
“Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të miturve, janë detyra të cilat duhet të ndiqen me vëmendje maksimale në të gjithë territorin”, shprehet ai ndërsa përgëzon forcat e RENEA, të cilat ndërhynë në kohë.


