"Zgjedhorja", Bardhi dhe deputetët opozitarë takohen me drejtuesen e OSBE në Tiranë
Deputeti Gazment Bardhi ishte në një takim sot me drejtuesen e OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory. Bardhi ishte i shoqëruar edhe prej deputetëve të opozitës, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Fatmir Mediu.
Në reagimin e tij në rrjetin social X, Bardhi thotë se e ka informuar znj. Pasztory se reforma zgjedhore është një prioritet absolut. Gjithashtu ai i ka shpehur asaj shqetësimin se Komsionin për reformën zgjedhore e ka bllokuar mazhoranca prej shumë kohësh.
Nga ana tjetër, ai ka shtuar se reforma duhet të jetë konsensuale me pjesëmarrjen e opozitës dhe jo të përfundohet si reforma e bërë në vitin 2020.
Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga ER, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision. pic.twitter.com/tjr8rgy2Ou
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 17, 2024
Nga ana e saj, Pasztory theksoi se OSBE është gati të asistojë në procesin e reformës për ta bërë këtë të fundit sa më gjithëpërfshirëse.
“Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu ,Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili për të diskutuar reformën zgjedhore & zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
OSBE është gati të asistojë një proces reforme në kohë & gjithëpërfshirës”, thuhet në postimin e saj në X.
Had an extensive meeting with opposition MPs @GazmentBardhi, @fatmirmediu, @OerdBylykbashi and Petrit Vasili to discuss #ElectoralReform and the implementation of @osce_odihr recommendations. @OSCEinAlbania is ready to assist a #timely and #inclusive reform process.
— Clarisse Pasztory (@OSCEambAL) January 17, 2024
