Shtyrja e seancave për "Partizanin", cakton datat ku do të merren në pyetje Berisha dhe Malltezi

SPAK ka pranuar shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Prokurorët kishin ftuar dy personat nën hetim për privatizimin e ish-klubit Partizani të merreshin në pyetje, Malltezi ditën e sotme, ndërsa Berisha për ditën e nesërme.

Por kanë qenë avokatët e të dyve që kanë kërkuar shtyrjen e seancës së pyetjeve. Prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë pranuar kërkesën e avokatëve të Berishës dhe Malltezit, ndërsa parashikohet që seanca e marrjes në pyetje të zhvillohet javën tjetër.

Konkretisht senaca për Berishën do të mbahet më 23 janar, seanca në apel më 24 janar dhe më 25 janar seanca për Malltezin.

Ish-kryeministri Sali berisha mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e “arrestit ne shtëpi” me kërkesë të prokurorisë se posdacme.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimet kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës për ndryshimin e “masës së sigurisë” dhe “përjashtimin e gjyqtares”, Irena Gjokës.