Gjashtë muaj ministër i Brendshëm, Balla bën analizë në çdo drejtori vendore

Ministrit të Brendshme, Taulant Balla në 6 mujorin e marrjes së detyrës është rikthyer në drejtoritë vendore për të bërë një analizë pune.

Balla e ka nisur analizën nga qarku i Tiranës, ku ka mbledhur të gjitha drejtoritë, prokurorinë dhe agjencitë e tjera, përfshi dhe Krujën.

Pritet që analizat të jenë për herë të parë me parametra të rinj vlerësimi, ku çdo drejtues, shef komisariati etj do të ketë një “notë” vlerësimi.