“Ligjet”/ Kreu i SASPAC sqaron rolin e Agjencisë: Turizmi një nga akset prioritare të programit Euromex
Ditën e sotme kanë nisur punën komisionet parlamentare.
Në Komisionin e Ligjeve, mes të tjerash është diskutuar në lidhje me Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Kreu i kësaj Agjencie ka shpjeguar rolin që ka kjo strukturë në lidhje me programin Euromex.
“Turizmi një nga akset prioritare të këtij programi Euromex.
Gjithë territori i Shqipërisë është pjesë e programit.
Sa i turizmi malor edhe ai bregdetar është prioritet.
Sa i përket SASPAC, në kuadër të strukturave të programit, SASPAC ka rol të autoritetit kombëtar.
Përfaqëson Shqipërinë në strukturat e programit me palët e treta gjithashtu ka edhe rolin e koordinatorit në këtë program.
SASPAC ka një infopoint që vepron dhe ka detyre informimin e partnerëve që mund të jenë përfitues të mundshëm në bazë të programit.
Organizojnë infodate të mundshëm sipas programit dhe të mbështesin aplikuesit”, ka deklaruar ai.
