EMRAT/ Deputetët e Bashës gati për të premten në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2024, 21:19
Tre deputetë të Partisë Demokratike zyrtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e së premtes të komisionit të reformës zgjedhore.
Deputeti Enkeljed Alibeaj, njëkohësisht bashkëkryetari i komisionit, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano, kane konfirmuar se do të jenë pjesë e mbledhjes.
Mbledhja pritet të zhvillohet në ambientet e Kuvendit.
Komisioni i reformës zgjedhore nuk është mbledhur prej muajsh, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike kundërshton emrin e Enkelejd Alibeajt dhe propozon zëvendësimin e tij nga Oerd Bylybashi.

