Reforma Zgjedhore/ Kryetarja e OSBE-së në Tiranë do takohet sot me Bardhin në Kryesinë e Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2024, 10:11
Pasi takoi dje Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknurin, kryetarja në detyrë e OSBE në Shqipëri, Clarisse Pasztory, do të takojë ditën e sotme kreun e grupit të PD Gazmend Bardhi.
Raportohet se takimi do të zhvillohet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.
E gjithë vëmendja e takimeve është përqendruar te reforma zgjedhore.
