AGJENDA/ Kryeministri Rama vizitë dy ditore në Gjermani

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Gjermani. Burime bëjnë me dije se kryeministri Rama do të jetë në Gjermani në 17 dhe 18 Janar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.

Gjithashtu në këtë vizitë kryeminsitri Edi Rama pritet të ketë edhe takime të tjera të rëndësishme, mes tyre edhe me kreun e SPD-së gjermane.