Deputeti i PS-së thirrje kolegëve, Krrashi: Zgjedhorja të punojë 24 orë, derisa të dalë me reformë të re

Deputeti i partisë Socialiste, Lavdrim Krrashi ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për reformën zgjedhore. Krrashi u shpreh se administrate e zgjedhjeve dhe vota e Diasporës është me rëndësi.

Krrashi: Disa nga ndryshimet në kodin zgjedhor janë si rezultat i dy vendimeve të gjykatës Kushtetuese, e para me herësin dhe me votën e Diasporës.

Sipas komunikimeve të fundit të KQZ, ata mendojnë që rreth një vit më përpara është e mjaftueshme që ata të aplikojnë të gjitha ndryshimet që do të bien dakord dhe do të implementohen për kodin zgjedhor.

Nëse Kuvendi dhe të gjitha institucionet e tjera bëjnë gati kodin e ri zgjedhor para, mund të bëhet qysh me 15 mars.

Administrata e zgjedhjeve dhe vota e diasporës është me rëndësi.

Me vullnet dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve komisioni Ad Hoc për reformën zgjedhore i ka mundësitë për të arritur afatet e nevojshme. Shpresoj qe diten e premte me te vertete te filloj kjo mbedhje dhe te rrine atje mbyllur.