Hasani takon Konjufcën: Zgjerim i dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani nisi sot nga Kosova turin 3-ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni i Veriut – Mal i Zi.
Ministri Hasani u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në takimin mes Hasanit dhe Konjufcës u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve.
Hasani gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare.
“Me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Konjufca Glauk vlerësuam bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona dhe theksova rëndësinë e zgjerimit të dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare”, u shpreh Hasani në një postim në rrjetet sociale.
Viziten e tij në Kosovë, Hasani e ka filluar me takimin që ka mbajtur me homologen e tij Donika Gërvalla. Ndërsa më pas është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


