Nervozohet për barazimin, presidenti i Federatës nigeriane futet në dhomën e zhveshjes dhe ofendon lojtarët
Barazimi në debutim në Kupën e Kombeve të Afrikës me Guinenë Ekuatoriale trondit Nigerinë.
Presidenti i Federatës, Musa Gusau, fyen ekipin dhe kritikon Osimhen sulmuesin e Napolit.
Përveç sezonit të komplikuar me Napolin (i vështirësuar edhe më shumë nga mosmarrëveshja me menaxherin e Kvaratskhelias ditët e fundit), gjërat nuk nisën në këmbën e duhur për sulmuesin as në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Pakënaqësi dhe tensioni, siç raporton “Own Goal Nigeria”, erdhën pikërisht pas barazimit zhgënjyes kundër Guinesë Ekuatoriale.
Pas ndeshjes, që përfundoi 1-1, presidenti i Federatës Nigeriane të Futbollit, Ibrahim Musa Gusau, ka shkuar në dhomat e zhveshjes në gjendje nervozizmi, duke iu drejtuar me “fraza të rënda” lojtarëve dhe stafit teknik (përfshirë trajnerin Josè Peseiro).
Gol nga tuneli i Grudës, Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi
Trajneri Peseiro është justifikuar duke nënvizuar se nuk del ai në fushë dhe nuk e ka për detyrë të shënojë gola, qëndrim që ka nxehur Osimhenin, i cili shënoi kundër Guineas Ekuatoriale, por ishte gjithashtu protagonist i rasteve të humbura.
Detyra e Nigerisë është që të kompensojë menjëherë gjysmën e dështimit në debutim duke marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës të Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Bregut të Fildishtë, e planifikuar për të enjten, në orën 18:00.
