Futbollisti i arrestuar në Turqi riatdhesohet sot në Izrael
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2024, 16:32
Futbollisti Sagiv Jehezkel, i arrestuar në Turqi për shkak të një mesazhi pro vendit të tij në lidhje me luftën ndaj Hamasit, është planifikuar të kthehet sot në Izrael.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Izraelit, e cila orët e fundit ka bashkëpunuar “me të gjitha autoritetet kompetente të Turqisë për të siguruar lirimin e shpejtë” të lojtarit të Antalyaspor.
“Kushdo që arreston një futbollist” për një akt solidariteti “me 136 pengjet e mbajtura për mbi 100 ditë në duart e një organizate terroriste vrasëse përfaqëson një kulturë vrasjeje dhe urrejtjeje”, shtoi Katz, cituar nga “The Times of Israel”.
