Trajnerit Ten Hag nuk i del e keqja me Sanchon: Duhet të kërkojë falje nëse...
Përçarja në dhomën e zhveshjes së Manchester United mes anësorit Jadon Sancho dhe trajnerit të tij Erik ten Hag u bë shkak që talenti anglez të kthehej te Borussia e Dortmundit në formë huazimi.
Trajneri holandez i “Djajve të Kuq” i është rikthyer temës gjatë një interviste për “Sky Sport”:
“Sancho do të duhet të kërkojë falje që të mund të kthehet te Manchester United dhe këtë e kam thënë edhe më parë.
Megjithatë, nuk nuk dua t’i kthehem temës çdo herë.
Jadon e di se çfarë duhet të bëjë, ne e kemi bërë të qartë.
Mund të thuhet se koha e tij këtu nuk ka qenë e suksesshme.
Nuk është çështje disipline, por e një sjelljeje të thjeshtë, që duhet ta ketë çdo profesionist i këtij niveli.
Shpresoj që t’i shkojë mirë te Borussia e Dortmundit, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Hans Joachim Watzke, CEO i Borussia Dortmundit, në përfundim të takimit të fundit të fituar 0-3 ndaj Darmstadtit me një asist të Sanchos, deklaroi:
“Sancho nuk ka asnjë problem disipline, nuk e di kush i ka sajuar këto histori. Nuk janë të vërteta”.
