Zogaj: Erzeni synon për më lart, më kanë pritur shumë mirë, jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion

Në një lidhje Skype me Ora Sport, Silvi zogaj u shpreh se Erzeni synon për më lart dhe nuk kanë shumë presion nga dritësuesit e ekipit të Erzenit.

Zogaj: U futa me këmbën e djathtë por nuk morëm atë që donim. Nga mënyra se si shkoi ndeshja donim 3 pikë sepse janë shumë të rëndësishme në këtë fazë. Nuk kemi shumë presion nga drejtuesit e ekipit, por të vlerësojmë ndeshjen e radhës në maksimum.

Jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion. Kemi përgjegjësi për ekipin dhe për veten. Klubi po bën investime dhe do të jetë shumë i fortë në vazhdim.