Portieri i Real Madridit ndan lajmin e bukur, Kurtua do të bëhet sërish baba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2024, 15:08
Portieri Tibo Kurtua dhe bashkëshortja e tij Mishel Gerzig do të bëhen prindër.
Lajmi është bërë i ditur nga të dy përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në foton e publikuar gardiani i Real Madridit shfaqur duke puthur barkun e modeles izraelite.
“Dashuria jonë po rritet. Mezi presim të të takojmë”, kanë shkruar ata.
Kjo foshnje është fëmija i parë për modelen izraelite, pasi belgu tashmë ka dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme me Marta Domingez, Adrianën dhe Nikolasin.
View this post on Instagram
