Supersfida/ Vinicius bën "hat-trick" dhe feston si Cristiano Ronaldo
Mbrëmjen e kësaj të djele do të zbulohet fituesi i Superkupës së Spanjës, me Real Madrid-Barcelona që “luftojnë” në “KSU Stadium”, në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite për këtë trofe, me “El Clasico-n” që nisi në orën 20:00.
38′-Gooool! Reali fiton penallti pas faullit të shkaktuar nga Araujo, Vinicius Junior shënon nga pika e bardhë e penalltisë dhe që festoi si Cristiano Ronaldo pas golit të tretë.
33′-Gooool! Lojtarët e Realit tentojnë të largojnë topin, që përfundon te Lewandowski, me polakun që realizon një perlë të vërtetë dhe rihap sfidën.
27′-Dalje e bukur e Barcelona-s, Torres provon të gjejë golin, por Lunin reagon mirë dhe e ndal.
12′-Barcelona provon të reagojë, por Torres e dërgon topin në traversë, teksa goditja e Lewandowskit më pas pritet nga Lunin.
10′-Goool! Rodrygo kalon mbrojtjen e Barçës dhe asiston Vinicius, ky i fundit e shtyn topin drejt rrjetës.
07’-Gooool! Vinicius Junior kalon bukur mbrojtjen e Barcelona-s dhe pas daljes së gabuar të Pena, brazilin ae dërgon topin në fundin e rrjetës dhe zhbllokon “El Clasico-n”.
Nis finalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madrid dhe Barcelona-s në “KSU Stadium” në Riyadh.
Spektakël në Riyadh para ndeshjes Real-Barça, “prezantohet” Superkupa e Spanjës
