Rejan Alivoda: Dua të fitoj titullin me Vllazninë dhe më pas të shkoj në Spanjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2024, 22:31
Në një lidhje Skype me Ora Sport, Rejan Alivoda, futbollist i Vllaznisë u shpreh se shpreson që të fitojë një titull me Vllazninë dhe të luaj në një kampionat si ai spanjoll.
Alivoda: Gjithë çunat janë të motivuar dhe besoj se kjo është gjëja e parë pse fitojmë. Me ardhjen e trajnerit të ri, kemi ndryshuar atmosferë dhe stërvitemi çdo ditë, prandaj kemi fituar edhe këto 4 ndeshje kohët e fundit.
Gjithë grupi kemi punuar dhe do të ecim në këtë ritëm. Shpresoj që të fitoj një titull me Vllazninë dhe të luaj në një kampionat si ai spanjoll.