Vllaznia fiton ndaj Kukësit, vendos goli i shënuar nga Gruda

Vllaznia e nis vitin 2024 me fitore, teksa mposhti minimalisht 1-0 Kukësin, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.

Shkodranët, iu falën një goli të shënuar nga Ildi Gruda, në fillim të takimit. Kuksianët kishin mundësinë e artë për të barazuar, por Rashiti gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë.

Edhe në të dytën, rastet nuk munguan, por rezultati nuk ndryshoi. Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e katërt me 29 pikë, po aq sa Tirana e vendit të tretë, ndërsa Kukësi renditet i parafundit me 19 pikë.