United dhe Tottenhami dhurojnë spektakël me 4 gola, por nuk ka fitues

Manchester United dhe Tottenham dhurojnë spektakël, por jo fitues, pasi ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Skuadra e Ten Hag gjeti dy herë avantazhin, por nuk arriti ta ruajë dhe në fund u detyrua të kënaqet me vetëm një pikë.

Rasmus Hojlund shënoi për “Djajtë e kuq” në minutën e tretë, por në të 19-ën londinezët u kundërpërgjigjën me Richarlisson, që shënoi golin barazimit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, që shënuan golin e dytë me anë të Rashford. Tottenhami riktheu baraspeshën në fillim të pjesës së dytë, kur Bentancour shënoi me asist të Werner.