ZYRTARE/ Kukësi përforcohet në sulm, nga kategoria e parë vjen një sulmues brazilian

Kukësi vazhdon të jetë tepër aktiv në këtë merkato dimri, me verilindorët që kanë prezantuar dhe afrimin numër 7.

Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian, Aleksandre Talento, i cili më parë ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë.

27-vjeçari brazilian prej disa ditësh stërvitet me skuadrën e Kukësit, teksa vetëm sot ka firmosur dhe është bërë menjëherë pjesë e ekipit verilindor.