Suarez: S’e mendoja se do të luaja sërish me Messin, mendoja se Leo do e mbyllte karrierën te Barcelona

Luis Suarez është prezantuar tek Inter Miami, skuadër ku do të luajë deri në dhjetorin e këtij viti, por ka mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

“El Pistolero” rigjen në SHBA Lionel Messin, Sergio Busquets dhe Jordi Albën, lojtarë me të cilët ka fituar te Barcelona.

Nuk mendoja se mund të bëheshim sërish shokë skuadre.

Gjithmonë kam menduar se Leo do ta mbyllte karrierën te Barcelona.

Në vitin 2019 ëndërronim të fitonim gjithçka në ‘Camp Nou’ dhe të tërhiqeshim më pas të Barcelona.

Por, më pas u largova unë fillimisht dhe më ndoqën edhe të tjerët më vonë.

Sa bukur të takohemi përsëri dhe të jemi sërish shokë skuadre”, u shpreh 36-vjeçari uruguaian.

Inter Miami do të jetë skuadra e tetë në karrierën e Luis Suarez, një prej sulmuesve dhe goleadorëve më të mirë të brezit të tij.