Hasanaj: Basha dje foli me fisnikëri politike, bashkimi opozitar mekanik është vetëm regres
Në një intervistë me Ora News, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj u shpreh se deklaratat e Bashës kishin një fisnikëri politike larg nga gjuha e vrazhdë.
Ai shtoi se Rama shpesh në artikulimin e tij thotë se edhe kur opozita ka qenë e bashkua ai i ka mundur, duke theksuar se bashkimi nuk çon gjëkundi.
Hasanaj: Deklaratat e Bashës kishin një fisnikëri politike larg nga gjuha e vrazhdë. I treguan opinionit publik dhe qytetarëve një koncept më modern dhe paqësor duke vënë pikat mbi plagët e shoqërisë dhe jo interesat e politikës. Këtu ka fjalë gjendjen ekonomike dhe sistemin zgjedhor, si dhe ridimensionimi me Berishën. Ai tha se nuk çon askush konflikti me Berishën.
Rama shpesh në artikulimin e tij thotë se edhe kur opozita ka qenë e bashkua ai i ka mundur. Mendoj se Bashkimi është regresiv, nëse bëhet një bashkim mekanik. Elektorati shqiptar e ka dhënë mesazhin duke thënë se kërkon një opozitë të re dhe jo një riciklim të figurave të vjetra.