"Ndërveprim me sektorin privat", Rama në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Dialog me sipërmarrjen për të hequr pengesat burokratike
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Në fjalën e tij, Rama vuri theksin tek një bashkëpunim i frytshëm mes sektorit privat dhe institucioneve të tjera të pavarura me qeverinë.
Kjo duhet të jetë një proces, për kryeministrin, që të shfrytëzohet sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë.
Me rëndësi, shton Rama, është krijimi i sinergjisë mes institucioneve dhe sipërmarrjes për të kaluar të gjitha problematikat që has sipërmarrja për shkak të rregullave të burokracisë.
Edi Rama: Të ndërveprojmë me sektorin privat dhe me institucionet e tjera të pavaruara që rritja të jetë një proces që shfrytëzon sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë dhe nga mundësitë ende të pashfrytëzuara që kemi.
Për detaje duhet të flasin njerëzit me të duhur në këtë tryezë duke filluar nga ministrja e Shtetit për sipërmarjen e cila ka përgjegjësi të posaçme në aspektin e krijimit të sinergjisë sa më optimale mes institucioneve dhe sipërmarrjes të leximit sa më adekuat të të gjitha problematikave që sipërmarja has për shkak të rregullave dhe burokracisë dhe patjetër duke adresuar me sa më shumë ngulm edhe një aspekt tjetër që ka të bëjë me procesin e integrimit europian. Shqipëria tani më ka filluar negociatat me BE që është impenjues.
Duke ju falenderuar për praninë tuaj këtu anëtarët e nderit që janë këtu dhe duke ja lënë ministres fjalën që t’ju njoh me një risi të bukur që mendoj do të jetë një mundësi më shumë për të shtuar dialogun me sipërmarrjen dhe për t’i dhënë më shumë peshë komunikimit mes sipërmarrjes dhe qeverisë dhe më shumë shpejtësi. Dua të falenderoj sekretarin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, i cili pranoi ftesën e ministres.


