Braho: Të gjithë faktorët opozitarë të marrin iniciativa bashkimi, vetëm me bashkim i bëjnë ''luftë'' mazhorancës

Juristi, Ledio Braho i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se zgjidhja më e mirë është se gjithë faktorët opozitarë të marrin iniciativa bashkimi dhe se vetëm me bashkim mund ti bëjnë luftë mazhorancës.

Braho: Opozita ka qenë e bashkuar në vitin 2021 dhe nuk arriti dot që ta mposhtë këtë mazhorancë që në atë kohë kishte 8 vite në qeverisje.

Dihet si është situate e opozitës sot. Më e fraksionuar se sot nuk ka qenë asnjëherë.

Problemi më i madh është që ne sot vazhdojmë të flasim për Bashën dhe Berishën.

Zgjidhja më e mirë është se gjithë faktorët opozitarë të marrin iniciativa bashkimi pavarësisht se kush do e drejtojë opozitën.

Vetëm me bashkim mund ti bëjnë luftë mazhorancës.