Mbledhja e PD-së pa Berishën, në vend të tij Noka: Parlamenti është zhvendosur tek “Rruga e Shpresës”
Flamur Noka ka folur për gazetarët, pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, që u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ai tha se në mbledhje u diskutuan modalitetet për bashkimin e opozitës, dhe vazhdimësinë drejt “aktit final të aksionit, mosbindjes civile”.
Flamur Noka: Rama e urren parlamentin dhe fakti që Berisha, grupi parlamentar e pamundësoi të kishte sukses në parlament. Prej muajsh e ka braktisur parlamentin sepse nuk mund të përballet me të vërtetat dhe si pasojë ndërmori aktin për arrestmin e Berishës.
Por ky parlament sot që përfaqësohet nga Rama, Balla dhe nga narkotrafikantë është i eklipsuar nga parlamneti i qytetarëve tek rruga e Shpresës. Rama shpreson se me arrestimin e Berishës mund të mbyllë gojën e tij. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve tek rruga e Shpresës.
Jemi bashkë në aksion formalitetet të përfunduara në bashkimin tërësor dhe fusionin total. Bashkë jemi kudo. Nis si një nga sesionet më të errëta të parlamentarizmit nuk ka nevojë për koment. Kemi një parlament i cili vetëm i qytetarëve nuk është.
Noka u ndal edhe te deklaratat e djeshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ku tha se opozita nuk do e lejojë shkatërrimin e demokracisë.
Ndër të tjera ai tha se Basha po bllokon komisionet me shpresën që të mos hetohet.
Flamur Noka: Unë besoj që deputetët që kanë dalë nga demokratët do jenë në lartësinë dhe përgjegjësinë e duhur. Këtu përjashtoj dy individë, që janë pengje. Në Shqipëri nuk ka demokraci, por narko-regjim. E tha kryeministri që s’do ketë konsensus për Reformën Zgjedhore. Ai është i vendosur për të shkatërruar demokracinë dhe në për ta mbrojtur.


