Balla mbledhje me Këshillin Koordinativ të PS, paralajmëron ndryshime në drejtoritë rajonale
Në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Fierit, Taulant Balla zhvilloi sot një mbledhje me Këshillin Koordinativ të PS.
Burime për mediat bëjnë me dije se Balla ka paralajmëruar ndryshime në drejtoritë rajonale.
Balla foli për një ndryshim të thella në zyrat ku ka përfaqësime të karakterit politik
"Brenda kuadrit që lidhet me përfaqësimin politik. Ju e dini që një pjesë e madhe e institucioneve rregullohen me ligje të posacme si ligji për nëpunësit civilë. Si në çdo vend demokratik brenda një niveli të caktuar ka përfaqësime të karakterit politik. Për këtë po flisja.
Ka nevojë që në Fier, e jo vetëm këtu ti japim mundësi administratorëve të rinj të shpalosin ide të reja për mirëadiminstrimin e disa prej institucioneve apo njësive të caktuara të shërbimeve publike në mënyrë që të përmirësojmë shërbimet.
Na duhet një trupë e re administratorësh në disa nivele për të përmirësuar shërbimet ndaj publikut. Brenda asaj që lejon ligji natyrshëm që duhet të ketë qasje e ekipe të reja administratorësh në njësi e shërbime publike” tha Balla në një prononcim për median para selisë PS.
PS ka nisur një proces zgjedhor të brendshëm që do të kulmojë në fund të majit, fillim qershorit me kongresin e ri zgjedhor të PS-së nga i cili do të dalë asambleja kombëtare.
Takimi i sotëm i Taulant Ballës me Këshillin Koordinativ të këtij qarku kishte të bënte me fillimin e procesit të hapjes së PS-së dhe organizimin e një sërë forumesh qytetare për të diskutuar problematikat që shqetësojnë qytetarët dhe përmirojnë qeverisjen e socialistëve.
"Na duhet qasje e re për të ndryshuar përfaqësimin tonë në nivelet e qeverisjes. Shume shpejt do të informoheni për ndryshime thelbësore në përfaqësimin tonë në ato institucione që nuk kanë të bëjnë me statusin e nëpunësit civil" paralajmëroi Balla.


