Seanca për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, demokratët i kërkojnë Kushtetueses të hapë dyert
Në 18 janar marrëveshja mes Edi Ramës dhe kryeministres italiane meloni për emigrantët do të shqyrtohet në gjykatën kushtetuese. Përmes një shkrese gazmend bardhi ka kundërshtuar vendimin për shqyrtimin në bazë të dokumenteve, duke kërkuar që seanca të jetë e hapur për të bërë transparencë të plotë të negociatave
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në datën 18 janar marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Georgia Meloni. Bëhet fjalë për vendosjen e përkohshme në kampin që do të ndërtohet në Gjadër të Lezhës, të 3 mijë klandestinëve që do të presin vendimin për azil nga Roma.
Sipas një shkrese të dërguar nga Gazment Bardhi drejt institucionit më të lartë të drejtësisë, dosja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh, pra pa praninë e medieve apo dhe të përfaqësuesve të 1 të pestës së deputetëve që kanë paraqitur ankimimin.
Por në shkresë kryetari i grupit parlamentar të PD kërkon që dosja të diskutohet në seancë publike.
Ai pranon se rregullorja e gjykatës kushtetuese I njeh të dy procedurat, por shton se kjo është një ccështje që ka interes të lartë jo vetëm për publikun në shqipëri por edhe në Itali.
Më tej bardhi shton se ka një mungesë të transparencës për Negociatat e zhvilluara prej Ramës dhe Melonit, ndaj argumenton se në një seancë publike dhe të hapur në diskutime do të bëhet transparencë e plotë të dokumenteve dhe të bisedimeve që janë zhvilluar.
Në këtë mënyrë në cilësinë e grupit parlamentar ai kërkon nga trupa që të vendosë për një seancë të hapur.
Në javën e parë të nëntorit të vitit të shkuar Rama firmosi në romë marrëveshjen sipas së cilës 3 mijë nga emigrantët që kërkojnë azil në itali do të zhvendosen në kampin në lezhë.
Ata do të qëndrojnë për rreth një muaj në pritje të vendimit për azil. Për ata që do t'iu konfirmohet kërkesa do të rikthehen në Itali, ndërsa të tjerët do të riatdhesohen.
Shpenzimet për kampin dhe për qëndrimin e tyre në vendin tonë do të paguhen nga italia përfshinë dhe sigurinë. Ndërsa në të njëjtën kohë në kamp nuk do të qëndrojnë më shumë se 3 mijë persona
KERKESA


