A ka qenë Blendi Gonxhe i “përkëdheluri” i Ramës si student: Na mësonte si të këpusnim zinxhirët

Gjatë një interviste më 28 dhjetor 2023 në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, tashmë ministri i ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe foli për kohën kur ishte student i Ramës.

Gonxhe: Kam qenë student i Ramë në një moment. Të them të vërtetën ai ka qenë determinant dhe i fokusuar shumë te arti. Rrjedha në akademinë e Arteve aso kohe ndryshoi, gjithë agjenda e ditës dhe takimeve u kthye në një agjende ndryshime dhe proteste.

Nuk njoh artistin dhe piktorin Rama, por një personazh që na mësonte se si të këpusnim zinxhirët. Fokusi si një shkollë arti ra dhe ishte më shumë një bazë shpërthimi për një ndryshim që duhej. Nuk shiheshim shumë si pedagog student.