Votim e numërim elektronik/ Qeveria ka një strategji për reformën zgjedhore: Do të sigurohet votimi për emigrantët

Brenda vitit 2024 kërkohet të ndryshohet kodi zgjedhor, duke shtuar masat ndaj shitblerjes së votës dhe shpenzimeve në fushatë. Në dokumentin zyrtar thuhet se do të synohet depolitizimi i komisionerëve, votimi elektronik dhe dhënia e së drejtës për të zgjedhur emigrantëve që kanë qëndrim të përhershëm.

Në Parlament, komisioni i reformës elektorale është në ngërç prej dy vitesh, por pavarësisht kësaj mazhoranca parashikon ndryshimet të forta në Kodin Zgjedhor.

Në vitin 2024 parashikohet ndërhyrje në pika të rëndësishme që sipas projektit të publikuar në konsultimin publik thuhet se janë në zbatim të përputhjes së legjislacionit të vendit me të be.

Prej vitesh kërkohet që komisionerët në qendrat e votimit të mos jenë politik, ndaj dhe kërkohet që brenda 12 muajsh të realizohet kërkesa për depolitizimin. Megjithatë nuk ka një propozim konkret për përzgjedhjen e tyre

Vota e emigrantëve po ashtu parashikohet ti jepet zgjidhje. Në strategji kërkohet që e drejta tu garantohet shqiptarëve që kanë strehim të përhershëm jashtë territorit.

Votimi elektronik do të kërkohet të jetë në më shumë se 3 qarqe, por pa përcaktuar etapat që do të ndiqen në këtë aspekt

Një tjetër element është dhënia fund e shitblerjes së votës, çka do të kërkojë dhe ndryshimin në ligj

Sa i përket medies sërish parashikohet që të lejohen materialet e gatshme në mbulimin e fushatave zgjedhore, por shtohet se duhet të ketë garanci për pasqyrimin e drejtë të të gjithë partive që marrin pjesë në garë kjo qoftë për lajmet ashtu edhe për reklamat.

Kontroll më i shtuar kërkohet në financimin dhe shpenzimin e partive politike.