2 vite nga ''lufta'' për selinë, Koduzi: 8 janari ishte një ditë e turpshme, PD po ringrihet dhe po bëhet gati për zgjedhje
Anëtari i kryesisë së PD-së, Gazment Koduzi në një intervistë në Ora News foli për sulmin ndaj selisë së partisë Demokratike, ku sot bëhen 2 vjet nga sulmi.
Koduzi u shpreh se 8 janari ishte një ditë e turpshme dhe se PD tani është një parti që ringrihet dhe po bëhet gati për zgjedhje.
Koduzi: 8 janari në vetvete është një ditë për tu harruar faktikisht. Një ditë e turpshmë ku një grup njerëzish sulmuan selinë e partisë Demokratike.
Sot pas 2 vjetësh ku Sali Berisha ka gënjyer ndjekësit e tij në ato fillimet e Foltores për një demokraci më të thellë në PD nuk kemi asigjë tjetër përvec se mbylljes së Berishës në shtëpi me urdhër të SPAK-ut.
Ndërkohë që Partia Demokratike është një parti që po ringrihet, po riorganizohet dhe po bëhet gati për zgjedhje.
