Basha rihap dosjen “PD” në gjykatë. Kërkon regjistrimin në Shkallë të Parë, kundër Bardhit e "Rithemelimit" në proces
Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha kërkon që çështjen e vulës dhe simboleve ta zgjidhë sërish në shkallën e parë të gjyqësorit.
Pas pezullimit të çështjes në 13 nëntor me gjyqtar Niko Rapin, ku u kërkua që dosja të shqyrtohet pasi zgjidhjen ta japin shkallët e tjera si Gjykata e Lartë apo e Apelit, me këtë dokument të firmosur nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkohet rinisja e procesit.
Sipas tyre, Rapi përfshiu në proces “Rithemelimin”, por edhe Gazment Bardhin, çka për ta është në kundërshtim të Kodit të Procedurës Civile.
Nuk është e qartë se përse ky qëndrim, teksa në nëntor ata ishin dakord me pezullimin e çështjes.
Në këtë kuptim ata kërkojnë që në regjistrin e partive të politike të prfshihen ndryshimet në statutin e PD të votuar në kuvendin kombëtar të dy shtatorit të vitit 2023.
Në fakt çështja e vulës dhe siglës së PD zgjat prej dhjetorit të vitit 2021. Me kuvendin e 11 dhjetorit të atij viti, Sali Berisha kërkoi të regjistrohej si kryetar. Por një javë më pas edhe Basha mblodhi kuvendin.
Pas përplasjes në vitin 2022 shkalla e parë ia dha vulën Berishës, por Apeli e cilësoi të padrejtë e të paplotë shqyrtimin e dosjes.
Përballja vijoi një muaj më parë kur Gjykata e Lartë urdhëroi që të jetë Apeli i cili t’i japë zgjidhje konfliktit.
Por paralelisht me këto tashmë Basha kërkon edhe regjistrimin e Kuvendit të zhvilluar në vitin 2023.


