A e ka takuar Sali Berishën pas arrestit në shtëpi? Ja si përgjigjet Flamur Noka: Nuk më ndalon kush...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2024, 22:17
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se nuk ka njeri që e ndalon që të takojë kryetarin e partisë së tij.
Noka: E kam thënë edhe më parë, unë jam deputet i Shqipërisë, nuk më ndalon kush që të takon kënd. Edhe në burg mund të takoj njerëz, jo më kryetarin e partisë time. Ajo klauzola e komunikimeve të Berishës tregon qartë mllefin politik që është shfryrë, nuk ka bazë ligjore. Nuk më ndalon njeri për sa kohë jam deputet dhe përfaqësoj PD-në. Ndërsa ata që ngrenë kartonët për regjimin nuk i konsideroj unë.