Kryebashkiakja e parë shqiptare në SHBA, Sina: Ngjarje historike, në 129 vite e para shqiptare që mban këtë post

Në një lidhje direkte nga Amerika, gazetari Beqir Sina në një intervistë në Ora News foli për zgjedhjen e kryebashkiakes së parë shqiptare në SHBA, Violeta Berisha.

Sina u shpreh se kjo është një ngjarje historike.

Sina: Kjo është një ngjarje historike për komunitetin shqiptaro-amerikan që ka ndodhur në zgjedhjet lokale në New Jersey.

Violeta Berisha është zgjedhur duke bërë histori  si e para shqiptare që e mban këtë post në 129 vjet në këtë minibashki.

Ky moment historik mori vëmendjen e vecante.

Zgjedhjen e saj e përcolli edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe presidentui Begaj.