Ish-mbrojtësi i Juventusit pranë transferimit e Bayerni
Radu Dragusin është emri më i përfolur në këtë merkato dimërore. Mbrojtësi aktivizohet në radhët e Genoas në Serie A dhe me paraqitjet e tij në elitën italiane tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të njohura.
Së fundmi, Bayern Munich po tenton të mbyllë marrëveshjen për të transferuar në Bundesliga rumunin. Gjermanët ofrojnë 24 milionë euro plus gjashtë të tjera në formën e bonuseve në bazë të prezencave të mbrojtësit me fanellën e bavarezëve.
Kujtojmë se Bayern ishte shumë pranë transferimit të Eric Dier, por Dragusin edhe prej moshës tërheq më tepër dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet edhe marrëveshja. Vetë lojtari ka gjetur akordin me Bayern Munich, teksa bëhet fjalë për një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë me një pagë prej dy milionë e gjysmë.

