Nevojë urgjente për mbrojtës, Roma synon lojtarin e Atletico Madrid
Çaglar Soyuncu është emri më i fundit që ka përfunduar në “radarin” e Romës, sa i përket repartit të mbrojtjes.
Ish-lojtari i Leicester City, aktualisht pjesë e Atletico Madrid ka kaluar një gjysmë sezoni për t’u harruar, kjo për shkak se fillimisht pësoi një dëmtim e më pas, trajneri Simeone nuk e ka parë asnjëherë si zgjedhje të parë edhe pse madrilenët kishin shumë pritshmëri për të.
Tani, kur merkato e dimrit ka nisur dhe pasi transferimi i Bonucci-t dështoi, Roma ka nisur nga puna për mbrojtësin turk që në këtë sezon ka luajtur vetëm 9 ndeshje me Atletico-n.
27-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2027, por te italianët gjithçka do të varet nga largimet, pasi emra Renato Sanches, Zeki Celik dhe Leonardo Spinazzola pritet të largohen nga klubi.
Sa i përket Spinazzola-s, lojtari ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite, teksa edhe menaxheri i tij, Davide Lippi theksoi se nuk ka asnjë mundësi që klienti tij të rinovojë kontratën me Romën.
Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të lëvizë në këtë pikë të merkatos Roma, pasi reparti i prapavijës ka shumë nevojë për përforcime.
