Bayern Munich në “pole position” për ish-mbrojtësin e Juventusit
Radu Dragusin është padyshim emri më i përfolur në këtë merkato dimërore.
Mbrojtësi aktivizohet në radhët e Genoas në Serie A dhe me paraqitjet e tij në elitën italiane ka “joshur” disa prej klubeve më të rëndësishme të kontinentit.
Së fundmi, Bayern Munich po tenton të mbyllë marrëveshjen për të transferuar në Bundesliga rumunin.
Gjermanët ofrojnë 24 milionë euro plus gjashtë të tjera në formën e bonuseve në bazë të prezencave të mbrojtësit me fanellën e bavarezëve.
Kujtojmë se Bayern ishte shumë pranë transferimit të Eric Dier, por Dragusin edhe prej moshës tërheq më tepër dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet edhe marrëveshja.
Edhe vetë lojtari ka gjetur akordin me Bayern Munich, teksa bëhet fjalë për një kontratë prej katër vitesh e gjysmë me një pagë prej dy milionë e gjysmë.
Kujtojmë se për Dragusin ishin në garë edhe Tottenham, Atalanta dhe Napoli, por Bayern Munich i ka parakaluar të gjithë dhe është në pole position për shërbimet e 21-vjeçarit, pritshmëritë e cilit për të ardhmen janë shumë të larta.
