Masa për këmbësorët e “rrezikshëm”, policia rrugore penalizon shkelësit e qarkullimit rrugor

Masat ndëshkuese ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha, apo që kapërcejnë bordurat e rrugëve ka vijuar edhe këtë vit. Në 8 ditët e para të vitit policia ka gjobitur 10 qytetarë me vlerën e 1 mijë Lekëve, ndërsa apelon këmbësorët që të jenë të kujdesshëm pasi shkelja e këtij kodi rrugor shpesh here është bërë burim aksidentesh.

Kjo sjellje në rrugë jo vetëm që mund tu rrezikojë jetën por tashmë do tu kushtojë edhe në buxhetin e familjes

Për këtë sjellje 98 këmbësorë janë ndëshkuar nga policia rrugore në vitin që lamë pas.

Në 8 ditët e para të këtij viti janë ndëshkuar 10 qytetarë të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Anxhelina Bregu, Inspektore e qarkullimit rrugor, tregon shkeljen kryesore të këmbësorëve.

“Kjo shkelje është e përcaktuar në kodin Rrugore. Ajo që na intereson është ndërgjegjësimi i qytetarëve.”

Bregu thotë se gjoba paguhet nga vetë qytetari dhe masa është 1 mijë lekë.

“sa i përket shkeljes masa është 1 mijë lekë dhe shlyerja nuk bëhet me kartë ID, por në prezencë të qytetarit.”

Monitorimi në terren i punonjësve të policisë rrugore për shkeljet e këtij kodi rrugor ka bërë që qytetarët të ndërgjegjësohen por puna do të vijojë në çdo ditë.