Vjehrra e 41-vjeçares jep deklaratën shokuese: Edhe vajza e saj piu helm...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2024, 13:03
Vjehrra e e të ndjerës Bedrie Loka ka dhënë një deklaratë shokuese, teksa duke folur në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka thënë se edhe vajza e saj (Bedries) para rreth 6 vitesh ka pirë helm.
Kjo deklaratë erdhi teksa pyetej nga gazetarja, e cila i tha se fëmijët e akuzojnë babanë për dhunë dhe se ka qenë ai që e ka shtyrë Bedrien të bëjë vetëvrasje.
“Po mirë, po vajzën Xhemali e shtyu të pijë helm?! Para rreth 6 vitesh ka pirë dhe vajza helm, nuk e di pse”, ka deklaruar ajo, duke thënë se djali nuk e dhunonte nusen dhe se kishin raport të mirë.
