Vetëvrasja në Durrës/ Vëllai i bashkëshortit sjell version tjetër: Më kanë kërcënuar dhe dhunuar vëllezërit e Bedrijes!

Fatmir Loku, vëllai i Xhemal Lokut, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të familjes së kunatës së saj.

Ai tha për mediat se vëllezërit e Bedrie Lokës, e kanë dhunuar.

Fatmir Lokaj: Nuk i kanë ra vëllezërit e vetë për mrapa që ti shkojnë vëllait tim edhe motrës, sepse motra plaste nga vetëvetja sepse donte të gjente njeriun që e ka nxjerrë ne tiktok. E ka kërkuar ndihmën e vëllezërve dhe nuk e ka ndihmuar asnjëri sepse dinë vetëm të akuzojnë, nuk i dijnë realitetet.

Ata kanë vazhduar me presione me të gjitha me kërcënime me gjithçka. Ska pas konflikte. E kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë. Kalamajt janë kërcënuar nga daja e tyre. Kam qenë unë në komisariat.

Nuk më kanë marrë në pyetje fare. Policia, shkoni hapni kamerat, ku i kanë marrë fëmijët në komisariat. Kam qenë unë xhaxhai i atyre fëmjëve, ata kërcënojnë. E akuzojnë vëllain tim. E kërcënojnë sepse u intereson atyre.

Vëllai ka 23 vjet që është martuar. Që kur është martuar e deri më sot, njerëzit e Bedrijes kanë deklaruar se ka kaluar 23 vjet të këqija, jo. Vëllai im e ka çuar në spital. Unë e kam gjetur në gjendje kome.

Versioni im që vëllai nuk ka gisht fare. Unë e kam bërë dëshminë. Kërkoj sigurinë time.

Policia e din shumë mirë. Na kërcënojnë se do të vrasim. Për gjakmarrje. Shkoni hapni kamerat e policisë, në Manzë kanë tentuar të më qëllojnë. Kemi pasur përplasje në Manzë, kanë tentuar të më qëllojnë.